“Deklarata e Konjufcës për Asociacionin ishte e pritshme”

“Deklarata e Konjufcës për Asociacionin ishte e pritshme”

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se deklarata e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, se Asociacioni i Komunave Serbe nuk do të formohet, ishte e “pritshme”.

Vuçiq ka thënë që e “përgëzon Konjufcën për sinqeritetin e tij”, sepse sipas tij “institucionet e Prishtinës “më në fund treguan sinqeritet”.

“Ata ishin të sinqertë në atë që kurrë nuk kanë dhe as nuk planifikojnë, të formojnë një Asociacion. Të shohim se çfarë do të bëjnë tani amerikanët dhe të tjerët”, tha Vuçiq.

Related Articles