Deklarata e vjetër e Donika Gërvallës: Do të dërgoj materiale në Hagë sapo të formohet Specialja

Deklarata e vjetër e Donika Gërvallës: Do të dërgoj materiale në Hagë sapo të formohet Specialja

Avokati Gani Koci ka postuar në Facebook një deklaratë të para disa viteve të ministres së tanishme të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla.

Gërvalla atë kohë kishte thënë se do të ndihmonte me materiale sapo të formohej Gjykata Speciale kundër, sic thoshte ajo, kokave të organizatës kriminale Hashim Thaci dhe Kadri Veseli.

“Brenda mundësive që kam patjetër që do të kërkoj materiale në Speciale. Po kam material. Kemi kryetar të parlamentit që unë e quaj më të turpshme se sa Thaci që është president. Gjithë bota e di kush është Kadri Veseli dhe gjithë bota e di kush është Hashim Thaci. Kadri Veseli ka qenë koka e organizatës që ka bërë krime ndaj kundërshtarëve politikë”, kishte thënë Gërvalla në Dukagjin.

Gërvalla tani është ministre e Jashtme e Kosovës në Qeverinë Kurti 2. Ajo mori kritika edhe për fjalimin e saj në KS të OKB-së kur tha se shqiptarët kishin qenë viktima të holokaustit sikur cifutet dhe serbët.

Prej sojzezave e sojzinjëve, mos pritni garancone e të mira për UÇK-në, dhe themeluësit e saj!Posted by Gani Koci on Sunday, May 2, 2021

Related Articles