Deklaratat anti-LGBTQ+, Koalicioni për Familje dënohet edhe me 7 mijë e 600 euro

Deklaratat anti-LGBTQ+, Koalicioni për Familje dënohet edhe me 7 mijë e 600 euro

Koalicioni për familje  në vendimit e një shkurtit është dënuar me 7 mijë e 600 euro, për gjuhën e përdorur ndaj komunitetit LGBTQ+, që sipas PZAP-së është urrejtëse ndaj një komuniteti të caktuar dhe ka për qëllim ofendimin, denigrimin dhe përçmimin e këtij komuniteti.

Dy organizata të shoqërisë civile, CEL Kosova dhe Dylberizëm, u ankuan për gjuhën e përdorur nga kandidatët për deputetë nga ky koalicion.

Kjo për një deklaratë të bërë nga kandidati, Eman Rrahmani, i cili sipas PZAP-së është në kundërshtim me Kodin e Mirësjelljes.

Koalicioni për familje  edhe gjatë ditës së djeshme është dënuar me 7 mijë e 500 euro, për gjuhën e përdorur ndaj komunitetit LGBTQ+.

Related Articles