Deklaratat e Gërvallës ndaj Grenellit, Dërguti: Gabim shumë i madh

Deklaratat e Gërvallës ndaj Grenellit, Dërguti: Gabim shumë i madh

Ish-deputetja Aida Dërguti, i ka komentuar deklaratat e shefes së diplomacisë kosovare Donika Gërvalla, në raport me Richard Grenellin, një nga njerëzit më të afërt të presidentit të zgjedhur të ShBA-së Donald Trump.

Dërguti tha se me këtë rast Gërvalla ka gabuar rëndë.

“Zotëri Grenell do të jetë një person shumë i rëndësishëm dhe si shefe e diplomacisë ajo ka bërë huqe të madhe”, tha Dërguti në Rubikon të Klan Kosovës.

Donald Trump, u zgjodh sot presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara.

Ai e mposhti në garën nënpresidenten aktuale Kamala Harris.

Trump këtë pozitë e merr për herën e dytë pasi që kishte shërbyer për një mandat në vitet 2016 – 2020.

Related Articles