Ish-presidenti Hashim Thaçi ndodhet në Kosovë aktualisht pasi Gjykata Speciale ia ka aprovuar kërkesën për ta vizituar babanë e sëmurë, raporton Gazeta Enigma.
Nga Specialja, thanë për Gazetën Enigma se ky vendim u morr për arsye detyruese humanitare, duke theksuar se i njëjti mbetet në paraburgim.
“Po mund ta konfirmoj. Për arsye detyruese humanitare, Trupi Gjykues dhe gjyqtari i procedurës paraprake kanë udhëzuar Sekretarin që të menaxhojë një vizitë paraburgimi në Kosovë për Hashim Thaçin që të jetë me babain e tij. I akuzuari mbetet në paraburgim.”, thuhet në përgjigjen e tyre dhënë Enigmës.
Thaçit i ishte refuzuar kërkesa disa herë për ta vizituar babain e tij të sëmurë.
Ish-presidenti Thaçi në kërkesën e tij kishte treguar gatishmëri për të respektuar të gjitha procedurat që kërkohen nga Specialja./ Gazeta Enigma