Deklarohet Hamza: S’duam koalicion me Vetëvendosjen, zgjedhjet i fitoi opozita

Deklarohet Hamza: S’duam koalicion me Vetëvendosjen, zgjedhjet i fitoi opozita

Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës Bedri Hamza, një ditë pas zgjedhjeve parlametare ka mbajtur një konferencë për media.

Ai ka thënë se qytetarët kanë votuar që opozita të udhëheqë me vendin, duke deklaruar se ai do t’iu ofrojë qytetarëve qeverisjen që duan.

Hamza është shprehur se PDK-ja s’do të bëjë koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje.

“Vetëvendosja ka humbur një numër të madh të votave. Shumë qytetarë që e kishin votuar tash ia kanë kthyer shpinën. Ata erdhën te ne në PDK dhe në LDK. Kryeministri në detyrë i paraqiti zgjedhjet si referendum për veten, por qëllimi s’u arrit. Ai i kërkoi 500.000 vota, por s’i mori. S’ia dhanë qytetarët. Sot shumica e qytetarëve shqiptarë nuk duan që e njëjta qeveri të vazhdojë. Në këto zgjedhje janë fuqizuar partitë opozitare. Ne s’do të përfshihemi në asnjë koalicion me LVV-në”, është shprehur ai.

Hamza ka thënë se PDK-ja ka dallime të mëdha me VV-në, duke shtuar se ata “duan pushtet absolut dhe s’kanë program”. /Gazeta Enigma

Related Articles