Deklarohet Sveçla: Në Izvor të Zveçanit shërben Njësia e Ndërhyrjes së Shpejtë të Kufirit

Deklarohet Sveçla: Në Izvor të Zveçanit shërben Njësia e Ndërhyrjes së Shpejtë të Kufirit

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, është deklaruar për përurimin e Stacionit të ri Policor në Izvor të Zveçanit, raporton Gazeta “Enigma”.

Sveçla përmes një postimi në Faebook ka thënë se në zonën kufitare me Serbinë, në këtë stacion do të shërbejë Njësia e Ndërhyrjes së Shpejtë të Kufirit.

“Në zonën kufitare me Serbinë, në këtë Stacion Policor, do të shërbejë Njësia e Ndërhyrjes së Shpejtë të Kufirit, e cila tashmë me të gjitha kapacitetet do të mbrojë kufirin e parandalojë aktivitetet ilegale që cënojnë sigurinë e Republikës sonë.  Do të vazhdojmë mbështetjen e parezervë për Policinë e Kosovës, si garanca e Kosovës së sigurt, me sovranitet e integritet të plotë territorial”, ka shkruar Sveçla. /Gazeta Enigma/

Related Articles