Presidentja e Greqisë, Katerina Sakellaropoulou, në prag të vizitës së saj në Serbi dha disa deklarata në lidhje me Kosovën, ku bëri të ditur se qëndrimi i vendit të saj për mosnjohje nuk ka ndryshuar.
“…Greqia përveç qëndrimit të saj të njohur për statusin e Kosovës… ndjek një politikë konstruktive në raport me Kosovën, e cila (politikë) synon të forcojë stabilitetin…” – ishte shprehur ajo më herët.
Mësohet se vizita e saj në Serbi do të zgjasë deri më 29 mars, ndërsa bëhet e ditur se ajo fillimisht është pritur nga kryeministrja serbe Ana Bërnabiq kurse nesër do të takohet me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, raporton Tanjug.
Kujtojmë se së fundmi, Beogradin e kishte vizituar edhe kryediplomati grek Nikos Dendias – që para dhjetë ditëve kishte drekuar në atmosferë të përzemërt me kryeministrin Kurti – dhe kishte përsëritur qëndrimin për mosnjohjen e Kosovës.