Federata e Futbollit e Kosovës e ka bërë delegimin e gjyqtarëve për xhiron e parë të sezonit pranveror.
Gazeta Enigma ka siguruar të gjitha delegimet e gjyqtarëve që janë bërë për këtë xhiro.
Ndeshjen Drenica – Gjilani do ta drejtoj Mentor Ajeti i asistuar nga Granit Hyseni dhe Lumturie Muhadrri.
Kurse, ndeshjen Ballkani – Dukagjini do ta udhëheqë Besfort Kasumi i asistuar nga Besnik Morina dhe Elivs Bicaj.
Malisheva – Prishtina do të udhëhiqet nga VIsar Kastrati i asistuar nga Fatmir Sekiraqa dhe Alban Ejupi.
Tri ndeshje luhen të shtunën, kurse dya të dielën.
Të gjitha ndeshjet luhen nga ora 13:00, përveç Llapi – Ulpiana që luhet nga ora 13:30./GazetaEnigma/