Delegohen gjyqtarët për xhiron e 20-të, Çaka drejton derbin e javës

Delegohen gjyqtarët për xhiron e 20-të, Çaka drejton derbin e javës

Federata e Futbollit e Kosovës e ka bërë delegimin e gjyqtarëve për xhiron e 20-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Gjyqtari më i mirë në Kosovë për vitin 2021, Dardan Çaka do ta drejtoj derbin e javës mes Dritës dhe Llapit që luhet të shtunën nga ora 13:00, shkruan Gazeta Enigma.

Kurse, derbin tjetër, Prishtina – Ballkani që luhet të dielën nga ora 13:30, do të drejtohet nga Genc Nuza.

Dy ndeshje do të luhen të shtunën, kurse tri të dielën./GazetaEnigma/

Related Articles