Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka thënë se Radio Televizioni i Kosovës po censuron deputetët e ish-opozitës, raporton Gazeta “Enigma”.
Ajo përmes një postimi në profilin e saj në Facebook ka thënë se RTK ndërpreu transmetimin e drejtpërdrejtë sapo deputetët e PDK-së, LDK-së dhe AAK-së po mbanin fjalimet e tyre, në sallën plenare të Kuvendit.
“RTK po censuron deputetët e ish-opozitës! Edhe sot, RTK e ndërpreu transmetimin live nga salla e Kuvendit pikerisht në momentin kur deputetët e PDK-së, LDK-së dhe AAK-së po mbanin fjalimet e tyre, njëjte siç ka vepruar tashme 46 herë me radhë edhe kryesuesi i seancave, Avni Dehari”, ka shkruar ajo.
“Kjo nuk është rastësi. Ky është akt i pastër censure, i koordinuar me kryesuesin e seancave, Avni Deharin. Ndërprerja selektive e transmetimeve është një akt politik dhe i qëllimshëm, që synon të heshtë zërin kritik”. /Gazeta Enigma/