“Demokracia vdes në errësirë”, mediat protestojnë në mbështetje të Klan Kosovës

“Demokracia vdes në errësirë”, mediat protestojnë në mbështetje të Klan Kosovës

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), me mbështetjen e medieve dhe organizatave të shoqërisë civile, kanë nisur protestën me moton “Demokracia vdes në errësirë”.

Reklama

Protesta është organizuar në shenjë revolte për pezullimin e certifikatës së biznesit të Klan Kosova nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, transmeton Telegrafi.

Protesta ka nisur rreth orës 12:00 në sheshin “Zahir Pajaziti”.

Ndryshe, sot Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, ka dalë me një sqarim sa i përket rastit të mediumit Klan Kosova.

MINT ka njoftuar se Komisioni për Shqyrtimin e Ankesave për Regjistrimin e Bizneseve, pas verifikimit të të gjithë dokumentacionit në dispozicion për Klan Kosovën Sh.P.K., ka konstatuar se vendimi i shkallës së parë ishte i drejtë dhe në përputhje të plotë me ligjet në fuqi në Republikën e Kosovës.

Reklama

“Kjo, pasi që Komisioni ka siguruar dokumentacionin aktual nga institucioni përkatës në Maqedoninë e Veriut, për “Pronarët e Vërtetë të Subjektit”, në të cilin dokumentacion ka gjetur se Kosova paraqitet përsëri si pjesë e Serbisë”, thuhet në njoftimin e MINT.

Ministria më tej shton se në bazë të këtij dokumentacioni, Komisioni ka refuzuar ankesën e parashtruar nga pala në procedurë, duke konfirmuar të njëjtën shkelje të Kushtetutës që e ka konstatuar ARBK në shkallën e parë.

“Çdo palë në procedurë gëzon të drejtën e ankimimit ndaj vendimeve të ARBK-së. Mirëpo, shkeljet e Kushtetutës nuk mund të konsiderohen kurrë si çështje “teknike””, thuhet tutje në njoftim. /

Related Articles