Dënohen me burgim të përjetshëm dy të akuzuarit e rastit “Banjska”

Dënohen me burgim të përjetshëm dy të akuzuarit e rastit “Banjska”

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykimin për rastin e sulmit terrorist në Banjskë, duke dënuar me burgim të përjetshëm tre të akuzuarit kryesorë.

Vendimi erdhi pas 2 viteve e 7 muajve hetime dhe procesi gjyqësor, ku të dënuar u shpallën Vlladimir Tolliq, Bllagoje Spasojeviq dhe Dushan Maksimoviq.

Sulmi i shtatorit 2023 kishte lënë të vrarë zyrtarin policor Afrim Bunjaku, ndërsa disa të tjerë u plagosën gjatë përleshjeve. Për rastin janë ngritur aktakuza edhe ndaj dhjetëra personave të tjerë, përfshirë Millan Radoiçiq, i cili nuk është dorëzuar nga Serbia.

Related Articles