Gjykata Themelore ka dënuar me gjashtë vjet burgim Jellena Gjukanoviq, për akuzën e spiunazhit.
Gjukanoviq ishte e pranishme në gjykatore në shpalljen e aktgjykimit ndaj saj.
Jellena Gjukanoviq u arrestua në shkurt të vitit 2025 dhe aktakuza ndaj saj u ngrit në shtator të po atij viti.
Ajo ka mohuar fajësinë, teksa Prokuroria Speciale e Kosovës në fjalën përfundimtare të mbajtur javën e kaluar kërkoi dënim prej 25 vjetësh burgim.
Gjukanoviq, nga Mitrovica e Veriut, punonjëse e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), u arrestua më 28 shkurt në pikën kufitare të Jarinjës, në veri të Kosovës, dhe prej asaj kohe ndodhet në paraburgim.
