Deputetët shqiptarë janë ngritur në këmbë dhe e kanë duartrokitur fuqishëm fjalimin e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, në Kuvendin e Shqipërisë.
Zelensky i është adresuar ligjvënësve shqiptarë përmes një videomesazhi ku ka folur për situatën e rëndë në Ukrainë dhe nevojën për më shumë mbështetje humanitare dhe armatime për të luftuar ushtrinë ruse./Gazeta Enigma/