Deputetët e PDK-së dhe LDK-së lëshojnë sallën pasi ata të VV-së votuan kundër propozimeve të tyre

Deputetët e PDK-së dhe LDK-së lëshojnë sallën pasi ata të VV-së  votuan kundër propozimeve të tyre

Deputetët e dy partive më të mëdha opozitare, PDK-së dhe LDK-së, sapo kanë lëshuar sallën në të cilën po mbahet mbledhja e sotme e Kuvendit, në shenjë pakënaqësie pasi deputetët e LVV-së bllokuan rikthimin në komisione të dy projektligjeve, atë të KPK-së dhe të KPM-së, duke votuar kundër.

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, tha se nuk ka arsye të rrinë të pranishëm në seancë, pasi që deputetët e mazhorancës po votojnë kundër për projektligjet që janë kundërshtuar edhe nga BE-ja. /Gazeta Enigma

Related Articles