Deputeti gjerman: Strukturat paralele në veri të Kosovës duhet të çmontohen

Deputeti gjerman: Strukturat paralele në veri të Kosovës duhet të çmontohen

Deputeti i Bundestagut gjerman, Peter Beyer, në një fjalim para deputetëve atje, ka përkrahur luftimin e strukturave paralele dhe bandave në veri, duke thënë se “duhet të çmontohen”.

“Strukturat paralele në veri të Kosovës duhet të çmontohen. Lufta kundër strukturave kriminale, bandave dhe grupeve të dhunshme duhet të vazhdojë”, tha Beyer, cituar nga ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti.

“Zbulimi i fundit i një arsenali armësh në veri është dëshmi e qartë e rrezikut që përfaqësojnë këto struktura për sigurinë dhe stabilitetin”, u shpreh tutje deputeti gjerman.

Ambasadori Ajeti shpërndau fjalimin e plotë të deputetit. /Gazeta Enigma

Related Articles