Deputeti i AAK-së: Qeveria po synon kapjen e institucioneve

Deputeti i AAK-së: Qeveria po synon kapjen e institucioneve

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka akuzuar qeverinë aktuale për tentim që t’i kap institucionet vendore, raporton Gazeta “Enigma”.

Këto komente të tij erdhën pasi ai dhe partia e tij nuk u pajtuan që të futet në rend dite emërimi i bordit të ARKEP dhe raporti i AKP-së.

“Grupi Parlamentar i AAK-së  e sheh këtë qasje dhe këtë logjik të kontrabandimit të temave në seancë, si një logjik shumë të gabuar. Emërimi i bordit të ARKEP dhe shkarkimi i bordit të AKP, është logjika që ne që kemi thënë që kjo qeveri ka synim kapjen e institucioneve. Këtë çështje nuk e kemi diskutuar në mbledhje të kryesisë, dhe i vetmi qëllim këtu prapë po e them është kapja e institucioneve rend me rend”, ka thënë Tahiri. Tahiri po ashtu ka deklaruar se si AAK janë kundër kësaj dhe kërkuan që këto tema të diskutohet në një seancë tjetër./Gazeta Enigma.

Related Articles