Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haxhi Avdyli, ka deklaruar para seancës se Kosova duhet të shkojë në zgjedhje sa më shpejt që të jetë e mundshme, duke mos dhënë kështu sinjale se as sot s’ka zgjidhje reale, raporton Gazeta Enigma.
Sipas tij, në zgjedhjet e reja qytetarët “duhet t’ua tregojnë vendin bllokuesve”.
“Në momentin kur ata dalin të parët, atëherë e caktojnë emrin. Lëreni çka ka ndjekur VV-ja para 20 vjetëve. Po flasim për tani. Ata janë bllokuesit e shtetit dhe ne duhet të shkojmë në zgjedhje sa më shpejt e qytetari t’ua tregojë vendin më shumë se 51 për qind”, ka thënë ai.