Deputeti i VV-së drejtuar Nismës: Postin e kryeparlamentarit nuk do ta keni

Deputeti i VV-së drejtuar Nismës: Postin e kryeparlamentarit nuk do ta keni

Deputeti i Vetëvendosjes, Valon Hoti, ka reaguar pasi kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku deklaroi se duhet t’i merret e drejta VV-së për kryeparlamentarin, meqë nuk po e përdor këtë të drejtë për ta konstituuar Kuvendin.

Hoti terrthorazi ka shkruar edhe për kërkesën e Limajt për kryeparlamentar, duke thënë se nuk e meriton dhe nuk do ta kenë këtë post.

Postimi:

I dyti dhe i treti që bashkë s’bëjnë sa i pari, thonë që t’i merret e drejta të parit, kurse më pak se gjysma e të katërtit kërkon që ta marr për veti postin e Kryeparlamentarit.

Nuk e meritoni, nuk ju takon, nuk do ta keni.

Related Articles