Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci në emisionin “Politiko” ka komentuar edhe deklaratën e Edi Ramës sa i përket veriut.
Sipas tij, ajo deklaratë ishte shumë e papërgjegjëshme të cilën nuk kishte dashur ta dëgjojë.
“Deklarata e Edi Ramës ishte shumë e papërgjegjëshme të cilën nuk kisha dashur ta dëgjojë sepse Edi Rama në vijë me Aleksander Vuçiq, krejt lufta është duke u bërë për 18% e territorit të Kosovës nuk po bëhet as për Asociacion as për asgjë por për veriun”, tha ai për Kanal10.
Gjithashtu thotë se i vetmi kryeministri Edi Rama nga rajoni ka dal haptaz dhe ka thënë se veriu është tokë e askujt.