Në kulmin e presionit ndërkombëtar për formimin e Asociacionit të komunave serbe, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi ka pranuar publikisht se “Zajednica”, nuk do të kalojë në Kuvendin e Kosovës, raporton Gazeta “Enigma”.
“Nuk e di çka Vuqiqi e Brnabici i kanë premtuar Cholletit dhe Escobarit, por: Zajednica nuk kalon!”, ka shkruar Abrashi në Facebook.
Deklarimi i deputetit të Lëvizjes Vetëvendosjes, vjen pak pasi u bë publike editoriali i publikuar nga Derek Chollet, Këshilltar i Departamentit amerikan të Shtetit dhe Gabriel Escobar, i dërguar i Posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.