Deputeti nga Kosova në Kuvendin e Serbisë, Ljubomir Mariq, ka deklaruar se një Serbi e fortë dhe e suksesshme shqetëson Kosovën.
Ai shtoi se është e kuptueshme që të huajt marrin pjesë në dialogun midis Kosovës dhe Serbisë sepse Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara është në fuqi, por që është e pakuptueshme që disa politikanë të opozitës të udhëhequr nga Dragan Gjilas në Beograd kanë nevojë për pjesëmarrjen e të huajve në dialogun në mes palëve dhe bisedimeve mbi zgjedhjet në Serbi.
Mariq kritikoi opozitën, duke e krahasuar atë me politikanët në Prishtinë, dhe shtoi se ata kujdeseshin vetëm për kthimin në pushtet.
“Njerëzit tanë në Kosovë janë të ekspozuar ndaj sulmeve të përditshme dhe vendet e shenjta tona po plaçkiten, përdhosen dhe shkatërrohen si pasojë e retorikës gjithnjë e më radikale të politikanëve nga Prishtina”, raporton Kosovo Online.