Deputeti serb: Dënoj vrasjen e policit të Kosovës

Deputeti serb: Dënoj vrasjen e policit të Kosovës

Deputeti serb Gjorgje Miketiq, e ka dënuar vrasjen e policit të Kosovës Afrim Bunjaku.

Ai tha se është e nevojshme të bëhet një hetim i plotë për atë çfarë ndodhi në Banjskë.

“Çdo gjë që ka ndodhur të dielen ishte e tmerrshme. Unë e dënojë fuqishëm vrasjen e një polici. Po ashtu edhe përdorimin e tmerrshëm të dhunës nëse ka ndodhur duhet dënuar”, tha Miketiq për Euronews Albania.

“Ne nuk e dimë sa njerëz janë vrarë dhe ne duhet të caktojmë sa serbë janë plagosur apo dorëzuar, kemi nevojë për një hetim për këtë çështje”, theksoi ai.

Deputeti i partisë “Zajedno” apo (Së Bashku) tha se e kishte pyetur presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq, lidhur me informacionin se nënkryetari i listës serbe Milan Radojiçiq, ishte në mesin e sulmuesve të policisë së Kosovës, gjë që siç tha serbët kanë nevojë ta dinë.

Related Articles