Deputetja e parlamentit britanik, Alicia Kearns, njoftoi se ka biseduar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, lidhur me situatën në veri të vendit.
Ajo ka thënë se është e nevojshme të de-përshkallëzohen tensionet dhe të flitet qartë për faktorët destabilizues.
“Ishte mirë të flisja me Albin Kurtin në fillim të kësaj jave, lidhur me situatën në Kosovë, nevojën për të de-përshkallëzuar tensionet dhe për të folur qartë për faktorët destabilizues” ka thënë Kearns.
Deputetja Kearns ditë më parë publikisht ka deklaruar se presioni që po i bëhet Kurtit dhe Kosovës është i gabuar dhe se i njëjti presion nga ndërkombëtarët duhet të shkojë në adresë të Vuçiqit.