Nis shitja online e biletave për ndeshjen Kosova – Rumania

Nis shitja online e biletave për ndeshjen Kosova – Rumania

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka njoftuar opinionin se kanë dalë në shitje biletat për ndeshjen Kosova – Rumania, në kuadër të kualifikimeve për Euro 2024.

Kosova do të luajë ndaj Rumanisë më datë 16 qershor 2023, në orën 20:45, në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Kjo ndeshje është e vlefshme për kualifikimet Euro 2024, ku përveç Kosovës dhe Rumanisë në Grupin I luajnë edhe Zvicra, Andorra, Izraeli dhe Bjellorusia.

FFK ka njoftuar tashmë se biletat për këtë ndeshje kanë dalë në shitje dhe ato t’i blini përmes platformës online.

Çmimet e biletave janë: Veri dhe Jug 5 euro, Lindje 10 euro, Perëndim 20 euro dhe VIP 80 euro.

Biletat blihen në këtë link:

https://eu.ebileta.al/biglietteria/listaEventiPub.do

VINI RE!

Një person mund të blejë deri në katër bileta.

Procedura se si blihet bileta online:

Fillimisht ju duhet të regjistroheni në platformë.

Mandej zgjidhni tribunën e stadiumit dhe më pas e selektoni ulësen e preferuar.

Pasi t’i zgjedhni biletat, vazhdoni me pagesën online.

Pasi të përfundon blerja online, ju duhet të pritni deri të gjenerohet Bileta si dhe Fatura juaj.

Biletën do ta pranoni gjithashtu në email (kontrolloni edhe folderin SPAM gjithashtu).

Bileta patjetër duhet të jetë e printuar në formatin A4, printimi duhet të jetë i kualitetit të lartë.

Biletat janë të personalizuara (Në stadium mund të hyjë vetëm një person me një biletë pa marrë parasysh moshën).

Shënim: Personat që rastësisht pas blerjes së biletës nuk e marrin atë nëpërmjet emailit, atëherë atë mund ta gjejnë përmes kodit në linkun e mëposhtëm:

https://eu.ebileta.al/biglietteria/trans/restore.do

Related Articles