Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka shkaktuar sot të qeshura në seancë.
Gjatë kësaj seance u diskutua lidhur me shqyrtimin e Rekomandimeve të Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me Raportin e Auditimit të performancës “Efektiviteti i ndërlidhjes së arsimit dhe aftësimit profesional me nevojat e tregut të punës”.
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Mirlinda Sadiku teksa e mori fjalën, Konjufcës iu drejtua me kryesues të seancës.
“Përshëndetje për kryesuesin e seancës, kabinet qeveritar, koleg deputetë, media të shkruara..”, ka thënë Sadiku.
I menjëhershëm ishte reagimi i Konjufcës, që ia rikujtoi asaj që është kryetar i Kuvendit dhe jo kryesues i seancës.
“Unë jam kryetari Mirlindë”, ia ktheu Konjufca.
Pas kësaj deklarate të Konjufcës, deputetja e VV-së i kërkoi falje atij.