Haxhiu për gjashtë të arrestuarit në Ministrinë e Bujqësisë: Zyrtarët që kanë abuzuar me pozitat e tyre do të ndëshkohen

Haxhiu për gjashtë të arrestuarit në Ministrinë e Bujqësisë: Zyrtarët që kanë abuzuar me pozitat e tyre do të ndëshkohen

Ministrja e Ministrisë së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar për aksionit e Policisë së Kosovë në Agjensinë për Zhvillimin e Bujqësisë, raporton Gazeta Enigma.

Haxhiu ka përgëzuar institucionet për punën lidhur me rastin e keqpërdorimeve me subvencione.

Tutje, ministrja shtoi se zyrtarët që kanë abuzuar me detyrën e tyre dhe janë pasuruar kundërligjshëm në kurriz të qytetarëve, do të japin përgjegjësi.

“Zyrtarët që kanë abuzuar me detyrën e tyre zyrtare dhe janë pasuruar kundërligjshëm e në kurriz të qytetarëve, do të japin përgjegjësi.  Përgëzoj institucionet për punën lidhur me rastin e keqpërdorimeve me subvencione Abuzuesit herët apo vonë do të dalin para drejtësisë!

Shteti i së drejtës nuk ka alternativë”, ka theksuar Haxhiu.

Related Articles