Një fëmijë është dërguar pa shenja jete në QKMF në Malishevë, raporton Gazeta Enigma.
Kjo u bë e ditur përmes raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës.
Ndryshe, Policia në vendin e ngjarjes kanë gjetur një revoledhe një karikator.
“Nga emergjenca e QKMF, është informuar se nga familjarët, është sjellë pa shenja jete viktima mashkull kosovar (fëmijë). Njësitë policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur një revole dhe një karikator. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”,thuhet në njoftim.