Ka ndërruar jetë një vajzë e mitur nga pakujdesia ka rënë në bazën e shtëpisë, në fshatin Likoshan të Gllogocit.
E njëjta është dërguar në QKMF të Drenasit ku edhe është konstatuar vdekja e viktimës.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
“Është raportuar se viktima femër kosovare (e mitur) në oborrin e tij nga pakujdesia ka rënë në bazën dhe ka ndërruar jetë. Nga familjarët e njëjta është dërguar në QKMF –Drenas ku është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftim.