Nga dy orë janë duke pritur qytetarë për të dalë nga Kosova përmes pikave kufitare në Merdar dhe te Dheu i Bardhë.
Në Merdar raportohet se është kolonë më e gjatë, 1200 metra, kurse te Dheu i Bardhë 800.
Në pikat e tjera qarkullimi është më i lirë. Në pikën në Jarinjë në dalje pritja është një orë e për të hyrë gjysmë ore, sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar.
Në pikëkalimet e tjera kufitare nuk raportohet për pritje të gjata.