Deri në katër orë po zgjasin pritjet e qytetarëve në pikën kufitare Merdarë, për të dalë nga Kosova.
Kjo është bërë e ditur përmes përditësimit të te dhënave nga Ministria e Punëve të Brendshme.
Nga QKMK është bërë e ditur edhe për pikat e tjera kufitare ku është shtuar se pritje ka edhe te Dheu i Bardhë deri në gjysmë ore.