Eugen Cakolli nga Demokracia në Veprim ka njoftuar se deri në deri në orën 12:00, të drejtën kushtetuese për të votuar e kanë shfrytëzuar rreth 14.5 për qind e qytetarëve në nivel vendi.
Cakolli ka thënë se parregullsia më e madhe ishte vështirësia për të gjetur emrin në listën e votuesve.
“Deri në orën 12:00, të drejtën kushtetuese për të votuar e kanë shfrytëzuar rreth 14.5 për qind e qytetarëve në nivel vendi. Dalja në komunat me shumicë serbe, ngjashëm sikurse edhe në proceset e kaluara zgjedhore, është gati dyfish më e lartë sesa mesatarja e daljes në nivel vendi, respektivisht në mbi 24 për qind”.
“Sa i përket parregullsive më të shprehura për gjatë pjesës së parë të ditës, deri në mesditë, vështirësitë për të gjetur emrin në listën e votuesve nga ata e votuesve janë parregullsitë kryesore që kanë karakterizuar mbi 50 për qind të vendvotimeve në nivel vendi”.
“Shqetësues mbetet fakti që kemi afërsisht 6 për qind të vendvotimeve në të cilat numri i votuesve që nuk e kanë gjetur emrin në listën e votuesve, arrin deri në 50 sosh”, u shpreh tutje Cakolli. /Gazeta Enigma