Deri në tri orë pritjet në dalje të Merdares

Deri në tri orë pritjet në dalje të Merdares

Për ditë me radhë janë rikthyer pritjet në pikat kufitare të Kosovës.

Sipas Qendrës për Menaxhimin Kufitar të Kosovës sot pritjet më të gjata janë në dalje të Merdares deri në tri orë. Ndërsa pritjet për hyrje janë deri në dhjetë minuta. Kolonat në Merdarë janë deri në 1,100.

Në Dheun e Bardhë pritjet për të dalë nga Kosova janë deri në 75 minuta, ndërkaq hyrjet deri në dhjetë minuta. Kolonat në dalje deri në 300 metra.

Kurse, në Jarinje prijet për të dalë janë deri në 20 minuta.

Related Articles