Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se janë ndarë 1,012 qortime ndaj shoferëve të automjeteve që janë me targa ilegale.
Ai, në mbledhjen e sotme të qeverisë, u ka bërë thirrje edhe një herë qytetarëve të komunitetit serb që të braktisin institucionet.
“Asnjë incident i shënuar dhe asnjë ankesë regjistruar, problemi i tyre janë sulmet me bomba, djegiet e veturave dhe shtëpive, trysnitë dhe kërcënimet pa afat nga ata që e kanë problem ligjin. Ata që po urdhërojnë braktisjen e institucioneve të Kosovës janë ata që u pengon ligjshmëria e kushtetutshmëria, luftimi i kriminalitetit e korrupsionit”, ka thënë Kurti.