Po vazhdon afati për deklarimin e partive politike për formimin e koalicioneve për Zgjedhjet e Kuvendit të Kosovës të cilat janë paraparë të mbahen më 9 shkurt.
Në fakt kanë mbetur vetëm edhe dy ditë deri në mbylljen e këtij afati.
Sipas zëdhënësit të KQZsë, Valmir Elezit deri më tani vetëm një koalicion është deklaruar. Ai ndërmjet Partisë Demokratike të Unitetit dhe Iniciativa Balli.
“Sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, partitë politike të regjistruara në Kosovë, të cilat duan të marrin pjesë në zgjedhje përmes koalicionit, duhet që më së largu deri më 30 gusht 2024 (16:00) ta njoftojnë KQZ-në, respektivisht Zyrën për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike”, ka thënë Elezi për Gazeta Enigma.
“Më 30 gusht 2024 (16:00) përfundon edhe afati për partitë politike që ta njoftojnë KQZ-në, respektivisht Zyrën për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike për mospjesëmarrje në zgjedhje. Deri më tani, partitë politike të regjistruara, Partia Demokratike e Diasporës dhe Lëvizja për Bashkim, kanë njoftuar mospjesëmarrjen në zgjedhje”, shtoi ai. /Gazeta Enigma