Dëshmia e reporterit të luftës, Nuhi Bytyçi, në procesin gjyqësor në Hagë të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe krerëve të lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është shtyrë për të martën.
Arianiti, djali i tij ka thënë për Klankosova.tv se kjo ka ndodhur për shkak të dinamikës së dëshmitarëve paraprak.
“Besoj se dëshmia fillon pas orës 9:30 apo 10 nesër”, tha ai.
Reporteri i luftës së fundit në Kosovë, Nuhi Bytyqi, dëshminë e tij kishte për ta dhënë sot.