Dëshmitari i masakrës së Reçakut: Ata që e panë masakrën nuk u intervistuan asnjëherë

Dëshmitari i masakrës së Reçakut: Ata që e panë masakrën nuk u intervistuan asnjëherë

Muhamet Bilalli i mbijetuari dhe dëshmitari i njërës prej masakrave më të rënda të kryera në Kosovë nga forcat serbe gjatë vitit 1999 ka thënë se oreganet e drejtësisë nuk kanë intervistuar ata që panë këtë masakër, raporton Gazeta ‘Enigma’.

“Organet e drejtësisë nuk po intervistojnë personat që e kanë parë nga afër masakrën e Reçakut”, është shprehur ai.

Njëherit, ai ka theksuar se drejtësia është vonuar.

“Ne, si banorë të Reçakut, jemi shumë të prekur sepse asnjëherë nuk jemi intervistuar. Nuk janë marrë dëshmitarët e rastit. Hetimet duhet të bëhën me personat që kanë qenë prezentë, në fshat. Tash po vijnë po i marrin ata që s’kanë qenë. Për shembull, merret bashkëshortja e një viktime e cila nuk ka qenë në fshat ditën e masakrës”, deklaroi ai në emisionin ” Kallxo Përnime”.

Këto kritika ai i ka adresuar ndaj institucioneve të drejtësisë.

“Ne kemi shumë bashkëfshatarë, të mbijetuar të masakrës, që i njohin policinë, por nuk janë intervistuar asnjëherë. Të gjithë janë mbi 40 vjeçar tash. Drejtësia është shumë e vonuar, institucionet janë vonuar dhe nuk kanë qenë shumë të intersuara”, tha Bilalli./Gazeta Enigma/

Related Articles