Dëshmitari i tetë sot vazhdon dëshminë në rastin e Thaçit dhe të tjerëve

Dëshmitari i tetë sot vazhdon dëshminë në rastin e Thaçit dhe të tjerëve

Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) do të përfundojë të martën dëgjimin e dëshmisë së dëshmitarit të tetë, në rastin e Hashim Thaçit dhe të tjerëve.

ZPS-ja i tha KOHËS se avokati mbrojtës do të intervistojë dëshmitarin, e të enjten (15 qershor) do të fillojë dëshmia e dëshmitarit të radhës.

“Mendoj se ZPS-ja do ta përfundojë marrjen në pyetje të dëshmitarit aktual sot në mëngjes dhe se avokati mbrojtës do të fillojë marrjen në pyetje sot. Unë parashikoj që të enjten të ketë një dëshmitar të ri. Përndryshe, dëshmia do të vazhdojë pjesërisht private dhe pjesërisht publike”, thuhet në përgjigjen e ZPS-së.

Të hënën ka vazhduar seanca në rastin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe të Rexhep Selimit.

Related Articles