Rade Nedelkoviq, roje në hotelin Rasjka Banja ka dëshmuar për grupin terrorist në rastin “Banjska” me ç’rast ka thënë se disa prej anëtarëve të grupit janë akomoduar në hotelin ku ai ka punuar.
“Unë të nesërmen kam shkuar në shtëpi dhe çka ka ndodhur me personin e plagosur nuk e di. Kanë shkuar në këmbë, nga asfalti në Manastir nëpër shkallë. Shefi nuk është që më ka urdhëruar për t’i akomoduar, por më ka thënë t’ia japë dhomën nr 6. Lista ka qenë në recepcion. Lista mbetet tek ata, e kanë librin ku mbajnë evidencë të mysafirëve”, ka thënë ai.
Tutje ai ka shtuar se ka qenë i detyruar t’i lëshojë se kanë qenë të armatosur dhe nuk ka guxuar t’i refuzojë.
A ka deklaruar se nuk e di kush kanë qenë sepse sipas tij, kanë qenë me maska.
“Milan Radojçiqin vetëm kam dëgjuar për të dhe asnjëherë nuk e kam parë. Mendoj se vetëm njëherë ka qenë. Nëse vinte, vinte si më ndryshe. Po ai vetë e ka pranuar, çfarëdo që mendoj. Ai e ka marrë përgjegjësinë, por ka mundësi. Kur ka ndodh sulmi, kanë ardhë të gjithë poshtë tek unë. Ju kam thanë largohuni nga dritaret se mund te ju gjuajnë. Edhe unë kam dal sa kam guxu. Kam dëgjuar gjuajtje me armë. I kam thirr në shtëpi t’i pyes se në çfarë gjendje janë.. atë natë drejtori nuk ka qenë në hotel”, ka thënë ai.