Një zjarr i madh ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në objektin e Institutit të Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.
Njëri nga dëshmitarët ka treguar për IndeksOnline momentet e para të djegies së këtij objekti.
Ai ka thënë se ka më të shpërthyer zjarri, ka qenë i pari që ka ndërhyre duke e ndërprerë energjinë elektrike.
“Kemi intervenuar sa kemi pas mundësi duke telefonuar policinë, zjarrfikësit, dhe i gjithë stafi që ka qenë prezent është munduar. Tym ka pas brenda s’kemi mund me hy edhe në pamje po shihet kjo që ka ndodhë. Fal zotit s’ka lënduar. Zyrat janë djegë e drejtorit të Mjekësisë ligjore, dokumente, kompjuterë”, ka treguar ai.
Fatmirësisht ai thotë se nuk ka pësuar lëndime, përveç se i janë djegur rrobat.