Konstituimi i Kuvendit të Kosovës ka dështuar sërish, raporton Gazeta “Enigma”.
Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, njoftoi se nga 82 deputetë të pranishëm vetëm 43 prej tyre votuan pro, abstenim dhe kundër nuk pati pasi që pjesa tjetër nuk morën fare pjesë në votim.
Kryesuesi i seancës, Avni Dehari njoftoi se seanca e radhës do të mbahet të martën më 15 korrik në ora 11:00.