Mbledhja e sotme e Komisionit Qendror të Zgjedhje ka dështuar për shkak të mungesës së antarëve të subjekteve, raporton Gazeta “Enigma”.
Lidhur me këtë, pati një reagim nga zyrtari i Vetëvendosjes, Alban Krasniqi.
Ai u shpreh i revoltuar për mungesën e kuorumit që sipas tij pamundësoi kërkesën e tyre për shtyrje të afatit për regjistrim të mërgatës.
Mbledhjen e mbylli kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi.