Ka dështuar seanca e sotme e gjykimit për gjykimin për gaz lotsjellës në Kuvendin e Kosovës në vitin 2016, raporton Gazeta Enigma.
Kjo pasi Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, është e vetmja e paraqitur në Gjykatë. Të akuzuarit e tjerë, Pal Lekaj, Donika Kadaj Bujupi dhe Besa Baftiu, nuk kanë ardhur në gjykatë, gjë që qoi në dështim të seancës.
Seanca është shtyrë për 7 maj në ora 09:30.
Në këtë rast, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, deputeti Pal Lekaj dhe ish-deputetet Donika Kadaj-Bujupi dhe Besa Baftiu, akuzohen për posedim të gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës më 2016. / Gazeta Enigma.