Dështon seanca për gazin lotsjellës ku akuzohet Pal Lekaj

Dështon seanca për gazin lotsjellës ku akuzohet Pal Lekaj

Ka dështuar seanca në rastin ku deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, akuzohet për mbajtje në pronësi të paautorizuar të armëve lidhur me gazin lotsjellës në Kuvend. Deputeti Lekaj dhe avokati i tij, Arianit Koci, kanë munguar në seancë.

Gjyqtarja Edita Çanta ka thënë se avokati Koci e ka lajmëruar për mosprezencën e tij dhe ka kërkuar shtyrje të seancës pasi është në udhëtim jashtë vendi “duke ia bashkëngjitur si provë biletën e udhëtimit”, raporton Koha.net.

Ndërkaq për Lekajn, gjyqtarja ka thënë se Posta e Kosovës ia ka kthyer ftesën për herë të dytë për seancë me përshkrimin “i panjohur” që do të thotë se nuk e kanë gjetur adresën e tij.

Related Articles