Detaje lidhur me arrestimin e zyrtarëve të Komunës së Kamenicës që dyshohen për keqpërdorim me tenderë

Detaje lidhur me arrestimin e zyrtarëve të Komunës së Kamenicës që dyshohen për keqpërdorim me tenderë

Policia e Kosovës sot ka njoftuar se ka arrestuar tre zyrtare të Komunës së Kamenicës dhe një pronar të një kompanie nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe mashtrim në prokurim publik, shkruan Gazeta Enigma.

Të njëjtit dyshohen se kanë bërë keqpërdorime në një tender furnizimi për shkolla në Kamenicë.

Sipas Policisë, të dyshuar janë komisioni vlerësues i Komunës së Kamenicës, të dyshuarit P.J., I.Z. dhe F.D dhe pronari i një kompanie, A.K., të cilët Policia thotë se dyshohen se kanë mashtruar me një tender në vlerë mbi 35 mijë euro.

“Me këto veprime të dyshuarit me iniciale (P.J., I.Z. dhe F.D),  dyshohet se kanë kryer veprën penale ,”Keqpërdorim i Pozitës apo autoritetit zyrtare”, ndërsa i dyshuari me iniciale (A.K.) pronar i kompanisë dyshohet se ka përfituar në mënyrë të kundërligjshme në vlerë mbi 35 mijë €uro, për tenderin në fjalë, pasi që i njëjti nuk i është përmbajtur kontratës dhe deri tani nuk ka bërë furnizimin me mall, me çka dyshohet se ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi dhe Mashtrimi në Prokurim Publik””, thuhet në njoftimin e policisë.

LEXO EDHE: Arrestohen 4 zyrtarë të Komunës së Kamenicës, dyshohen për keqpërdorim me tenderë

Të gjithë me vendim të prokurorit, pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.

“Sot me datën 09.02.2022 në cilësinë e të dyshuarave janë  intervistuar pronari i  kompanisë dhe tre anëtaret e komisionit të përmendur më lartë me iniciale, në prezencën e avokateve sipas detyrës zyrtare dhe pas përfundimit të intervistave katër të dyshuarit, me Aktvendim të prokurorit të shtetit janë  ndaluar për 48 orë për proceduar të mëtejme”, përfundon njoftimi i policisë./GazetaEnigma/

Related Articles