Policia e Kosovës ka dhënë detaje për aksionin në Banjskë dhe Lozhistë, ku janë bastisur shtëpitë e dy personave.
Sipas raportit 24 orësh të policisë, atyre gjatë kontrollit u janë gjetur dhe konfiskuar: një pushkë gjuetie, një pushkë ajrore, dy telefona, një tytë e trombllonit, dy CD, disa dokumente, një bateri e dorës dhe një këllëf i armës. Njësitet relevante jane duke u marrë me rastin.
Bastisja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme, teksa ka të bëjë vendosjen e barrikadave në pjesën veriore në dhjetor të vitit 2022.