Detaje nga arrestimi i ndihmësit të Petkoviqit në Kosovë, iu konfiskuan dy celularë

Detaje nga arrestimi i ndihmësit të Petkoviqit në Kosovë, iu konfiskuan dy celularë

Ndihmësdrejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Igor Popoviq, është dërguar në mbajtje.

Ai është arrestuar nga policia në pikën kufitare në Bërnjak pasi kishte mbajtur fjalim kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hoçë të Madhe të Rahovecit.

Në raportin 24 orësh, policia ka treguar se të njëjti i janë konfiskuar dy telefona celular.

Popoviq e kishte cilësuar UÇK-në si organizatë terroriste, duke i krahasuar veprimet e saj me ato çka po ndodhin në Gazë.

“Fsh. Hoqë e Madhe, Rahovec 18.07.2025 – 12:00. Në PKK Bërnjak është arrestuar i dyshuari shtetas i Serbisë për shkak se i njëjti dyshohet se gjatë një fjalimi në fshatin Hoqë e Madhe ka cilësuar Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës si organizatë terroriste duke i krahasuar veprimet e saj me ngjarje të rënda ndërkombëtare. Me këto veprime i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale të lartcekur. Nga i dyshuar në cilësi të provave materiale janë sekuestruar përkohësisht 2 telefona celularë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, është thënë në raportin 24-orësh.

Këto cilësime ai i kishte bërë gjatë fjalimit të mbajtur në ceremoninë për përkujtimin e viktimave serbe në komunën e Rahovecit.

Related Articles