Detaje rreth operacionit të kërkim-shpëtimit për aksidentin në Lepenc

Detaje rreth operacionit të kërkim-shpëtimit për aksidentin në Lepenc

Siç është bërë e ditur, një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë së shtunës në Maqedoninë e Veriut, ku një veturë me targa të Kosovës ka rëndë në lumin Lepenc.

Në veturë ishin katër anëtarë të familjes Pacolli.

Njëri nga ta ka arritur që të dal nga vetura.

Njëri nga vullnetarët e Shoqatës së Zjarrfikësve nga Çairi, Yusuf Yakupi, tha për Klankosova.tv se ende nuk janë gjetur vetura e as tre anëtarët e tjerë të familjes.

“Jemi në terren. Shumë forca të kombinuara të Kosovës dhe Maqedonisë, jemi duke i kërkuar bashkë. Mirëpo, as tre personat dhe as vetura nuk janë gjetur”, tha ai.

Related Articles