Vuçiq për Kurtin: Ai provokon, do konflikt, do luftë me çdo kusht

Vuçiq për Kurtin: Ai provokon, do konflikt, do luftë me çdo kusht

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka folur për marrëdhëniet mes Kosovës, dhe ndërkombëtarëve.

Vuçiq tha në një konferencë për media se “kundër Serbisë po zhvillohet një luftë hibride”, duke e akuzuar Perëndimin.

“Këtu vijmë te vendimi thelbësor i vendeve perëndimore, për të cilin duhet të jemi të vetëdijshëm. Ata lejojnë pushkatimin e serbëve, keqtrajtimin dhe bullizmin e serbëve. Dhe Kurtit i lejohet gjithçka”, tha Vuçiq.

Presidenti serb tha se ndërkombëtarët i thonë atij se Kosova “është shtet sovran” dhe se nuk mund ta ndalojnë, përcjell Gazeta Express.

“Sido që të bëjmë, sado të mirë dhe konstruktivë të jemi, përpiqemi ta përmirësojmë pozicionin, të gjejmë zgjidhje, në thelb nuk do të na ndihmojë kurrë. Jo për asgjë. Për asgjë. Në fund, ata gjithmonë do të na thonë ‘epo nuk mund ta ndalojmë, është shteti sovran i Kosovës, nuk mund t’i ndalim veprimet e tyre’. Pra, pse jeni atje?”, tha Vuçiq.

“Ai provokon, do konflikt, do luftë me çdo kusht”, tha ai, duke folur për Kurtin.

Related Articles